Konjufca: PDK dhe LDK e kanë bërë Republikën ‘aksham pazar’

Aktuale

Konjufca: PDK dhe LDK e kanë bërë Republikën ‘aksham pazar’

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:59

Deputeti Glauk Konjufca ka reaguar për vonesën e fillimit të seancës, gjatë kohës sa po shqyrtohej shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

“Kjo seancë filloi me dy orë vonesë. Na keni ftu në orën 10 dhe filloi në orën 12. Unë kuptoj pritjen 15 minuta, por kur presin 2 orë pritja nuk ka kuptim. Unë e di saktësisht dy orë për shkak të buxhetit që po diskutohet. Deri në ora 12, negociatat e juaja kanë fillua me LDK për me kry ‘aksham pazarin’ e  leximit të dytë të buxhetit. Ju buxhetin se konceptoni si mjet publik, për të krijuar të mira për qytetarët. Ju këtë buxhet e shihni si njëfarë plaçke me nda në hisen e secilit. Ndryshe nuk ka kuptim me u vonu dy orë e me diskutu për buxhetin. Kjo tregon se në çfarë gjendje është qeverisja. Është e pafalshme që vini me vonesë dy orë dhe s’ka asnjë fjalë për këtë vonesë dy orëshe. A duhet dikush me dhënë përgjegjësi. Kjo Republikë dhe ky shtet është bërë pazar nga koalicioni PDK –LDK. Në marrëveshje shkruan se PDK dhe LDK ka me i nda bordet e pavarura. Ky ës htë pazar publik i cili nuk fshihet.  LDK me PDK bëjnë Pazar, ju na jepni Autoritetin e Konkurrencës ne Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Gjithçka është pazar. Deri te territori i Kosovës këtu po bëhet pazar”, tha ai. 

Ndërsa shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri  tha se janë për keqardhje deklarata e Konjufcës.

 “S’ka asnjë ‘aksham Pazar’  dhe as nuk është bisedu për buxhet. Pse është vonu seanca mundet me thanë kryetari. Ajo që unë them me përgjegjësi kjo s’ka të bëjë me buxhetin. Nuk është mirë me shfrytëzu rastin me than diçka që është e paqëndrueshme”, tha ai.

 E absurde këtë deklaratë të Konjufcës, e quajti dhe Adem Grabovci. 

Ndërsa Kadri Veseli duke iu përgjigjur Konjufcës për akuzat tha se edhe ata e kanë pushtetin në Prishtinë dhe ta shikojnë se kënd po e vendosin. “Edhe ju e keni pushtetin shikoni kënd po e vendosni në Prishtinë. Për bordet mendoj se do të kemi një kompani që do ti caktojë në mënyrë profesionale”, tha ai./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat