Tërnava e quan akt barbar sulmin në Francë

Aktuale

Tërnava e quan akt barbar sulmin në Francë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 11:25
Sulmi në Nicë

Lidhur me sulmet në Francë, ka reaguar edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili e ka cilësuar sulmin e mbrëmshëm si akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane.

“Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave. Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë  terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që  akte e skena të tilla të llahtarshme  ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet në reagimin e Tërnavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat