Partia e Drejtësisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Nice të Francës ku humben jetën mbi 80 persona dhe u plagosen shumë të tjerë.
“PD vlerëson se sulmet e tilla që kanë në fokus civilët e pafajshëm janë të papranueshme dhe si të tilla i dënon dhe i konsideron të rrezikshme për rendin dhe sigurinë në mbarë globin”.
“Terrori nuk njeh popull, fe, racë as komb, andaj etiketimi i cilësdo fe në këto ngjarje makabre është i pajustifikueshëm dhe i qëllimshëm”.
“PD, në këto çaste të rënda i qëndron pranë popullit francez dhe bashkëndjenë dhembje, duke u solidarizuar me familjet e viktimave. Ndërsa të të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë” thuhet në njoftim të kësaj partie.