Süddeutsche Zeitung: Jemeni sundohet nga fiset, Ukraina nga oligarkët, Shqipëria nga "klika e Enver Hoxhës"

Aktuale

Süddeutsche Zeitung: Jemeni sundohet nga fiset, Ukraina nga oligarkët, Shqipëria nga "klika e Enver Hoxhës"

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 16:06
Ditmir Bushati

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, sëpaku brendësia e saj duket bukur e rregulluar. Kush ka qenë përpara dhjetë vitesh kujton kafetë e stërmbushura me burra, por nuk janë pas as gratë. A janë ata të papunë, me kohë të lirë ose turistë? Pyet njëri shoferin e autobuzit, i cili përgjigjet me shaka: “Ata janë vetëm politikanë.” Ai nënkupton se çmimet kafeneve janë shumë të larta për të ardhurat e shqiptarëve, që mesatarisht marrin 360 euro në muaj. Ndërsa politikanët janë të korruptuar, shkruan në hyrje prestigjiozja gjermane sueddeutsche.de.

Më pas gazeta tregon pozitat e ulta të Shqipërisë sa i takon rënditjes së Transparency International, sa i takon korrupsionit ndërsa kjo bëhet më e rëndë për diplomatët dhe investitorët. Përkundër kësaj Shqipëria u bë vend kandidat i BE-së në 2014. Të gjitha ish vendet "komuniste" tani duhet ti takojnë "perëndimit", por ministri i jashtëm Ditmir Bushati e dijë se çfarë don të thotë ti takosh perëndimit. “Ne nuk jemi akoma gati për integrimin në BE,” përcjell botasot.info. Por ai shton se tregtia me Kinën është tepër e vështirë, ndërsa me Turqinë nuk mund të meremi vetëm me çështje të vogla tregtare.

Gazeta amerikane Journal of Democracy për zgjedhjet e 2013 theksonte se janë zgjedhjet e para ku si luftë kishte programin partiak, dhe jo si më parë. Ndërkohë fati i Shqipërisë drejtohet akoma nga “klika” e dikurshme e Enver Hoxhës, që paradoksalisht prej tyre pritet lufta kundër korrupsionit dhe intergrimet.

Në vendet arabe si në Irak e Jemen, fati caktohet nga besnikëria ndaj fiseve. Në vende si Ukraina fatin e kanë në dorë miliardat e politikanëve oligarkë. Në Shqipëri fatkeqësisht janë klikat që pasurohen në kurriz të gjithë të tjerëve. Ata nuk kanë paranë, për të blerë gjithë mediat ose të blejnë direkt votuesit dhe udhëheqësit fisnor. Klikat janë të afatizuara dhe nuk mund të zgjasin gjatë. Andaj ka shpresë për të ardhmen e Shqipërisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat