Thaçi e mirëpret deklaratën e NATO-s për Kosovën

Aktuale

Thaçi e mirëpret deklaratën e NATO-s për Kosovën

Nga: Albulenë Muji Më: 17 korrik 2016 Në ora: 13:42
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  e ka mirëpritu deklaratën e Samitit të NATO-s në Varshavë dhe ka dhënë se është e mirëseardhur për Kosovën dhe për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit.

“Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardhur për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor, pasi rithekson se rajoni mbetet me rëndësi strategjike për Aleancën dhe se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit. Por, veçanërisht na gëzon fakti që Aleanca do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe deri në ministerialin në dhjetor do t’i japë përgjigje edhe kërkesës sonë shtetërore për marrëdhënie më të avancuara me NATO-n.

Vlerësimi që na bëhet nga NATO është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat