Erdogan fillon të qajë teksa i jep lamtumirën e fundit dhëndrit shqiptar

Aktuale

Erdogan fillon të qajë teksa i jep lamtumirën e fundit dhëndrit shqiptar

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 17:37
Recep Tayyip Erdogan

Sot i është dhënë lamtumira e fundit bashkëpunëtorit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Erol Olcak.

Ndër viktimat e pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë në përpjekje për grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptar.

Lexo edhe: Eroll Ollçak, njeriu i afërt i Erdoganit nga Çerkezi i Kumanovës: si u vra së bashku më të birin 16-vjeçar në urën e Bosforit

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak, me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar, ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit.

Erdogan nuk ka mundur ti mbajë lotët teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, siç presidenti turk e konsideroi, mikut të jetës.

“Të nderuar miq jemi mbledhur në xhaminë e Fatihit për ti dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë. Erolli ishte shoku im i jetës. Erol Olcak ishte një njeri i madh. Ai ishte një person i dashur. Ishte një njeri diamant. Ishalla varri tij bëhet një prej vendeve të parajsës”, ka thënë Erdogan, i cili nuk ka mundur të përmbahet prej emocioneve dhe filloi të qajë, e cila gjë bëri që presidenti turk të kërkoj falje që nuk po mund të mbaj fjalimin.

Edhe ish presidenti turk, Abdullah Gul ka folur rreth për shqiptarin, të cilin e ka vlerësuar si dëshmor të demokracisë dhe një person të çmuar për aq kohë sa ka punuar me shqiptarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat