Gylen i dyshuari kryesor në hetimet e grusht shtetit

Aktuale

Gylen i dyshuari kryesor në hetimet e grusht shtetit

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 20:46
Fetullah Gylen

Kleriku Fetullah Gylen është numri një i dyshuar në dy investigime të ndërmarra nga prokurorët e Stambollit pas përpjekjeve të dështuara për të rrëzuar pushtetin të premten, shkruan agjencia e lajmeve Anadollu.

Një total prej 2300 anëtarësh të forcave të sigurisë janë akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke me forcë, raporton media turke.

Ndërkohë në një hetim të veçantë, 132 gjykatës dhe prokurorë të Stambollit janë akuzuar se janë anëtarë të një organizate të armatosur terroriste.

Zyra e Prokurorit në Stamboll thuhet se ka filluar procedurat ligjore kundër 8 oficerëve të lartë ushtarakë që u arratisën në Greqi me një helikopter të ushtrisë pas grushtit të shtetit të dështuar.

Oficerët janë akuzuar për vjedhjen e një automjeti ushtarak dhe grabitje të armatosur.

Gjykata e Lartë e Turqisë ka urdhëruar shkarkimin e 140 anëtarëve që mendohet se kanë lidhje me grushtin e shtetit.

Gjykata ka vendosur të nisë një hetim disiplinor për anëtarët, për të cilët janë lëshuar urdhrat e ndalimit nga Zyra e Prokurorit në Ankara.

Nga 140 deputetë, 11 u arrestuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat