Flasin familjarët e puçistit nga Prizreni, Adem Huduti!

Aktuale

Flasin familjarët e puçistit nga Prizreni, Adem Huduti!

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 21:03
Pamje nga videoja

Gjenerali turk, Adem Huduti – me origjinë nga Kosova e i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan – një pjesë të fëmijërisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit. Në këtë lokalitet, ende jetojnë një pjesë e kushërinjve të tij, kryesisht nga ana e nënës.

Ata tregojnë se Huduti u largua nga Kosova në moshën pesëvjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij.

Një kushëriri i tij thotë se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbur, veçse me gjeneralin rrallë fiste.

E, një kushërirë tjetër e Hudutit, thotë se gjenerali turk me prejardhje nga Kosova nuk është shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat