Mot i paqëndrushëm

Aktuale

Mot i paqëndrushëm

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 07:56
Prishtina

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë pesë ditëve të javës që nisëm, do të kemi mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

“Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore. Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot  kryesisht me diell dhe me temperatura  maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare. Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër t’i kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta. Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njëjte të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat