Orhan Pamuk: Jam kritik ndaj Erdoganit, por grusht-shteti nuk është zgjidhje

Aktuale

Orhan Pamuk: Jam kritik ndaj Erdoganit, por grusht-shteti nuk është zgjidhje

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 09:17
Orhan Pamuk

Orhan Pamuk, shkrimtar turk dhe fituesi i Çmimit Nobel, ka thënë se grusht-shteti ushtarak nuk është opsioni i duhur për zgjidhjen e problemeve të Turqisë.

“Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, që shkaktoi shumë viktima edhe mes civilëve gjatë përplasjeve që ndodhën natën e të premtes, më shkakton një dhimbje të thellë”.

“Edhe unë, ashtu si miliona qytetarë turq, natën e së premtes kalova orë të tëra përpara televizorit, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e grushtit të shtetit dhe rezistencën që iu bë prej rrjeteve televizive. I përqendruar, bashkë me miliona telespektatorë të tjerë, në tentativën për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë”.

“Kam besim të plotë tek demokracia”.

“Për shumë arsye të ndryshme unë jam kritik ndaj qeverisë aktuale të AKP-së, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim”.

“Megjithatë, dua ta them me shumë qartësi se grushtet ushtarake të shtetit nuk janë kurrë zgjidhje për problemet e Turqisë”.

“Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh ‘të suksesshëm’, dhe katër ‘të dështuar’. Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdha, e njerëzit edhe më të pakënaqur”.

“Ndjehem i lehtësuar që partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit”.

“Sepse e ardhmja e Turqisë është tek demokracia e plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat