Haradinaj: Erdoganin nuk e kemi vëlla, në Kosovë ka terrorizëm

Aktuale

Haradinaj: Erdoganin nuk e kemi vëlla, në Kosovë ka terrorizëm

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova mund të jetë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesin për këto lloj sulmesh

“Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për me e hedh në erë një Pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, tregoi Haradinaj në Info Magazine.

Ai tha se sulmi terrorist i Nicës mund të ndodh edhe në Kosovës, duke paralajmëruar se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.

Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”. Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin.

“Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shokë, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat