Deklarata e papritur e gjeneralit të akuzuar si “truri” i grushtit të shtetit

Aktuale

Deklarata e papritur e gjeneralit të akuzuar si “truri” i grushtit të shtetit

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:37
Gjenerali Akin Ozturk

Ish-komandanti i forcave ajrore në Turqi ka mohuar se është ai organizatori i grushtit të shtetit.

Gjenerali Akin Ozturk dhe 26 zyrtarë të tjerë akuzohen për tradhti.

Por, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ai ka këmbëngulur: “Nuk jam unë personi që ka planifikuar apo drejtuar grushtin e shtetit”.

“Nuk e di kush e planifikoi apo drejtoi. Sipas eksperiencës time, mendoj se (lëvizja Gulen) tentoi këtë grusht shteti”, ka thënë Ozturk.

Por, ai ka shtuar se nuk mund të thotë se kush nga ushtria e organizoi dhe drejtoi këtë tentativë.

“Nuk kam informacion. Kam luftuar kundër kësaj strukture”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat