Murati kërkon eliminimi i tarifës së sigurimit kufitar

Aktuale

Murati kërkon eliminimi i tarifës së sigurimit kufitar

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:17
Valon Murati

“Mos-anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove e rrjedhimisht aplikimi i tarifës së sigurimit kufitar po vazhdon të godas diasporën, ekonominë e vendit por edhe qytetarët e Kosovës (sidomos kjo do të jetë e shprehur pas liberalizimit të vizave)”. Kështu ka vlerësuar Ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili sot ka udhëzuar Byronë Kosovare të Sigurimeve që ta hartoj një raport me propozime për rrugët që duhet të ndiqen për eliminimin e kësaj tarife. “Andaj sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik kërkova nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, e cila edhe mori obligim, që në mbledhjen e radhës të vij me një raport me propozime për rrugët që duhet të ndiqen për eliminimin e kësaj tarife. Njëkohësisht përfaqësuesi i BSK-së njoftoi se shumë shpejt do të fillojë aplikimi i pagesave on-line të sigurimeve kufitare si një lehtësim logjistik për bashkatdhetarët tanë”, ka shkruar Murati në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat