Bajram Gecaj i përgjigjet Daut Haradinajt: Mos manipulo me familjen Gecaj për interesa tua partaike!

Aktuale

Bajram Gecaj i përgjigjet Daut Haradinajt: Mos manipulo me familjen Gecaj për interesa tua partaike!

Nga: Diana Bunjaku Më: 20 korrik 2016 Në ora: 10:34
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, zv/Ministër në Ministrinë e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal në rrjetin social facebook, ka thënë se "Daut Haradinajt assesi nuk mund ti falet manipulimi me familjarët dhe familjen Gecaj. Nuk i ka hije dhe nuk ka të drejtë ai të përdor një familje të tillë për qërim hesapesh politike me mua, apo me këdo tjetër. Kjo nuk është burrërore, aq më shumë kur edhe ai vetë, nga postimi i tij, duket se njeh mirë luftën dhe sakrificën e kësaj gjenerate të bashkë-familjarëve të mi.

Njeriu kur gjykon të tjerët nuk është mirë që gjithherë të niset nga vetvetja apo nga rrethi i tij, sepse jo rrallë gabohet rëndë por shpeshherë edhe mund të rrëshqas thellë. Unë kur flas për demarkacionin asnjëherë dhe në asnjë moment nuk i dalë në mbrojtje as Murat Mehës e as Kryeministrin Isa Mustafa, por mbrojë interesin nacional të popullit tim; të njëjtin interes të cilin e kanë mbrojt me dinjitet gjenerata të tëra të po asaj familje të cilën tani Daut Haradinaj për interesa të tij partiake e momentale mundohet ti vë kundër meje . Vlerat kombëtare të familjes Gecaj, zotëri Haradinaj, nuk i kemi krijuar vetëm në luftën e fundit, e që aq lehtë (siç thoni ju) të heqim dorë nga to. Ato vlera janë krijuar me djersë, mund, gjak, sakrificë e flijime të gjeneratave të tëra të familjes sime.

Andaj, edhe po të doja unë, nuk më lejon ai gjak dhe ajo sakrificë të devijojë, të mashtrohem, të më pushtoj lakmia apo madje-madje as të gabojë; diçka që kurrë në histori nuk i ka ndodhë asnjë të vetmi anëtarë të familjes Gecaj. Nuk më lejojnë të heq dorë nga ato vlera as varret e të parëve të mi të cilët pushojnë në anën e kundërt të po atij kufiri. Ju sugjeroj zotëri Haradinaj që, në vend se të tentoni të etiketoni një familje tradicionalisht kombëtare, luftën politike ta mbani në rrafshin politik, ndërsa popullit t’ia shpjegoni pse përdorni një çështje aq të ndjeshme për përfitime të pastra të politikës ditore. Shpjegoni opinionit se pse qeveria e udhëhequr nga AAK në vitin 2007 kishte dërguar të njëjtën vijë kufitare në institucionet relevante evropiane, vijë e cila pastaj ishte përdorur edhe në procesin e pavarësimit të Republikës së Kosovës", ka thene Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat