Kosova nuk arrin të marrë Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Kosova nuk arrin të marrë Mitrovicën e Veriut

 Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 korrik 2016 Në ora: 16:42
Mitrovica

Analisti Adlum Ramadani vlerëson se, vonesa e hapjes së urës mbi lumin Ibër  dhe mos zbatimi i marrëveshjeve bilaterale të arritura në Bruksel mes grupeve negociuese padyshim se vjen  në sajë të tolerimit që bëhet nga institucionet vendore karshi përgjegjësive që kanë palët me nënshkrimin e marrëveshjes. 

U mbyll tërësisht me beton në vitin 2011, për të vazhduar me mbjelljen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, por saga e hapjes së urës mbi lumin Ibër po vazhdon të stërzgjatet. Ura mbi Lumin Ibër, po vazhdon të jetë e bllokuar, duke penguar kështu qarkullimin e lirë të qytetarëve, derisa hapja e saj ka qenë projekt i bashkimit Evropian në një marrëveshje të arritur më Bruksel.  Pavarësisht përpjekjeve të cilat i ka bërë vazhdimisht, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka arritur ta mbaj premtimin e dhënë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në fund të muajit qershor. Ndërkaq, as institucionet nuk janë duke bërë hapa në drejtim të hapjes së urës.  Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës Hysni Syla, ka thënë se  çështja e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, nuk është përgjegjësi e komunës, por është përgjegjësi e institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare. “Edhe rivitalizimi i urës ka qenë një projekt i BE-së, për realizimin e të cilit ishte dhënë afati deri në fund të muajit qershor të ktij viti. Marrëveshja për këtë ishte arritur në Bruksel”, ka thënë Syla.  Mirëpo, sipas tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka qenë shumë i angazhuar dhe i përkushtuar që rivitalizimi të përfundoj brenda afatit të përcaktuar kohor, andaj edhe disa herë ka bërë apel tek përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës dhe tek përfaqësuesit e BE-së, që premtimi të realizohet dhe ura të lëshohet për qarkullim e lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave deri në fund të muajit qershor të këtij viti, gjë që nuk ndodhi.

“Dështimi” i Bahtirit

“Kryetari Bahtiri i ka kundërshtuar fuqishëm të gjitha përpjekjet e palës serbe që rivitalizimi i urës të ndërlidhet, përkatësisht të kushtëzohet me bisedime të reja ndërmjet komunës në pjesën jugore dhe asaj në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, me përcaktimin e ri të kufijve administrativ ndërmjet dy komunave. Për këtë arsye, kryetari Bahtiri ka patur disa herë biseda me përfaqësuesit e institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare në Prishtinë,  lidhur me këtë çështje, duke ua bërë të ditur qëndrimin dhe vendosmërinë e tij  për të respektuar plotësisht kufirin administrativ ndërmjet dy komunave, ashtu sikur është paraparë me pakon e Ahtisarit, kufi të cilin e kanë pranuar edhe vetë serbët, por që tani kanë ndryshuar mendjen dhe duan të përfitojnë në dëm të komunës, të së cilës i kanë takuar edhe vet deri tash”, ka potencuar zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat