Kryeministri: AAK kishte kërkuar rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të vitit 1974

Aktuale

Kryeministri: AAK kishte kërkuar rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të vitit 1974

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:35
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me sponzorizim të AAK-së, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Përmes këtij postimi, Mustafa thotë se ai do të bëjë që Kosova të mos humbë asnjë metër katror, siç janë zotuar me Deklaratën e Pavarësisë, transmeton Bota Sot.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Me sponzorizim të AAK-së, Kuvendi ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974. 
Shpresoj se deputetët e AAK-së do ta kenë lexuar Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në Pjesën e parë, Dispozitat e Përgjithshme, neni 3 thotë si vijon: “Territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e përbëjnë territoret e komunave të tanishme”…. Pra rezulton qartë se ajo që neve kemi trashëguar sipas kësaj Kushtetute si territor të Kosovës ka qenë territori i 22 komunave, sa kishte atëherë Kosova. Në qoftë se mblidhet territori me numra të rrumbullakuar, sipas Vjetarit statistikor 1980, fq.440 rezulton se sipërfaqja ishte 10908 km katror, kurse Komuna e Pejës kishte 603 km katror, sa ka edhe sot. 
Si Kryeministër i Vendit dhe si Kryetar i LDK-së do të bëjë çdo gjë që të komunikoj me qytetarët e mi dhe të sqaroj çdo të dhënë me të cilën disponoj, jo vetëm si bartës i këtyre pozitave por edhe si profesor dhe akademik, për të mos lënë hapësirë që Kosova të humb asnjë metër katror nga ajo që me Deklaratën e Pavarësisë jemi zotuar për territorin e Republikës së Kosovës. IM./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat