Uk Lushi pyet Hashim Thaçin: pse s’i viziton varrezat e vëllezërve Bytyçi? A po të kujtohet Veton Surroi?

Aktuale

Uk Lushi pyet Hashim Thaçin: pse s’i viziton varrezat e vëllezërve Bytyçi? A po të kujtohet Veton Surroi?

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:29
ilustrim

Uk Lushi, ish-pjestar i Batalionit shqiptaro-amerikan të UÇK-së, Atlantiku, një prej aktivistëve më të mëdhenjë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Amerikë, publicist dhe biznismen në New York, sot sërish ka sulmuar ashpër Hashim Thaçin. Pas njoftimit që Thaçi ka përkujtuar viktimat serbe të Grackës në korrik të vitit 1999, Uk Lushi në një vëzhgim në profilin e tij në FB, Hashim Thaçit i bën disa pyetje të rëndësishme dhe për këtë domethënëse. Pa u zgjatur, vëzhgimin e Uk Lushit mund ta lexoni më poshtë:

Hashim Thaçi paska vendosë kurorë lulesh përfundi pllakës përkujtimore që memorializon vrasjen e 14 serbëve pas luftës në korrik të vitit 1999 në Grackë të Lypjanit.

Hashim Thaçi paska bërë mirë që 17 vjet pas luftës, mes tjerash, paska deklaruar: “Sot lutem  me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer.”

Qenka sjell si duhet që, sot, gati dy dekada pas luftës, paska gjetur guximin të shpreh dhimbjen për të vrarët e të gjitha komuniteteve. Paska folë si flasin njerëzit racional ndërkaq që paska kërkuar zbardhjen e çdo krimi dhe ndëshkimin e çdo njeriu që ka bërë krime.

Hashim Thaçi do të bënte mirë të shkonte edhe te varrezat e mijëra shqiptarëve dhe të tjerëve të vrarë nga forcat paramilitare dhe shtetërore serbe.

P.sh. Hashim Thaçi ka qenë dhe vazhdon të vije në New York me qindra herë. Deri më sot kurrë nuk ka gjetur kohë të vizitojë varrezat  dhe nderojë kujtimin e vëllezërve Bytyçi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, tre amerikanë, që u vranë nga shteti serb ndonëse ishin robër lufte dhe pasi u kishin ndihmuar serbëve dhe të tjerëve të mos binin viktimë e ahtit të pasluftës.

E pyes Hashim Thaçin publikisht: kur do t’i nderosh memorialët e tre amerikano-shqiptarëve në Yonkers që u vranë nga shteti serb?!

Po ashtu nuk është moralisht e drejtë t’ mos i përkujtohet Hashim Thaçit se në vitin 1999 kur publicisti Veton Surroi, përkundër dhimbjes dhe idhnimit prej viktime të shqiptarëve, apelonte për përmbajtje në sjelljen tonë me serbët, falanga të tëra baltosnin dhe kërkonin linçimin e Surroit, kurse Hashim Thaçi heshtte.

E përgëzoj Hashim Thaçin për fillimin e nderimit të viktimave të të gjitha komuniteteve dhe e thërras që të fillojë të bëjë hapa konkret në uljen e dhimbjes së pasardhësve të viktimave duke u angazhuar me kontrahentët serbë që të zbulohen kufomat e mijëra të zhdukurve. Prindërit dhe familjarët e të zhdukurve nuk kanë nevojë për kurora lulesh, por shpirtrat e tyre i paqësojnë veç eshtrat e të dashurve të tyre në varreza që dihen, të cilat pastaj mund t’i vizitojë Thaçi dhe pse jo edhe Ivica Da?i?, ndonjë serb tjetër apo kushdo që din shumë mbi vrasjet e të zhdukurve.

Thaçi nderon 14 qytetarët serbë të vrarë menjëherë pas luftës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat