Selimi i reagon Thaçit: Ata që hedhin lule, legjitimuan shqiptarët si fajtorë e terroristë

Aktuale

Selimi i reagon Thaçit: Ata që hedhin lule, legjitimuan shqiptarët si fajtorë e terroristë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 korrik 2016 Në ora: 10:49
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi ka reaguar pas nderimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës në fshatin Grackë të Lipjanit.

Selimi ka thënë se të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës. 
“Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si teroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës.

Akti i vrasjes së civlëve serbë në Gackë të Lipjanit është kriim që duhet gjykuar dhe ndeshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët. 

Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si terorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si teroristë në pllakatë dhe poashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e teroristë”, ka shkruar Selimi në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat