Buzhala i del krah Thaçit: Qysh moti do duhej të bënte homazhe te serbët

Aktuale

Buzhala i del krah Thaçit: Qysh moti do duhej të bënte homazhe te serbët

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:11
Buzhala Thaçi

Publicisti dhe analisti Berat Buzhala thotë Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi bëri mirë që shkoi për homazhe në Grackë të Lipjanit, madje sipas tij, një gjë e tillë do të duhej të ndodhte shuam më herët.

Buzhalla thotë se kurrë nuk do të jemi shtet unik, shtet stabil, i zhvilluar ekonomikisht, duke mos i pasur në kujdes të veçantë grupet e margjinalizuara.

“Sigurisht që serbët e Kosovës janë të instrumentalizuar në mënyrë të tmerrshme nga Beogradi, nga mediat e atjeshme, nga politikanët e atjeshëm. Ne duhet me jau dëshmu që nuk është ashtu”, ka shkruar Buzhala.

Madje sipas Buzhalës, serbët janë ndëshkuar për krimet e tyre nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo sipas tij, pse ata na vranë, u sulmuan nga NATO.

“Ne do te vazhdonim të ishim pjesë e Serbisë, sikur Sllobodon Millosheviq të mos kishte bërë atë çfarë ka bërë”, shkruan ai.

Ja postimi i tij i plotë:

Rreth homazheve te Thacit ne fshatin Gracke

Nese jau kishin vra 14 anetare te familjes, cka kishit shkru ne pllaken perkujtimore?

“Bijte tane te dashur u vrane nga banoret paqedashes te Republikes se Kosoves”

Nuk ndodh keshtu. Ata jane vra tuj kosite, ne nje akt terrorist. Disa prej jush ose nuk keni qene te lindur, ose keni qene shume te vegjel. Ka qene akti i pare i tmerrshem ndaj serbeve te Kosoves, qe na kishte turperuar ne mase te madhe.

E shikoj me percmim secilen tendence qe kerkon barazi ne vrasje. “Serbet i kane vra 12 mije, edhe na duhet me i vra 12 mije”.

Serbet jane ndeshkuar per krimet e tyre nga komuniteti nderkombetar. Pse ata na vrane, u sulmuan nga NATO. Ne do te vazhdonim te ishim pjese e Serbise, sikur Sllobodon Milloshevic te mos kishte bere ate cfare ka bere.

Prandaj sot nuk e gjykoj aspak veprimin e Presidentit Thaci, kur beri homazhe ne Gracke te Lipjanit. Nje gje e tille do te duhej te behej shume me heret.

Dikush thote “keqyri cka po bojne serbet ne veri te Kosoves?”. E sakte, ama shtrohet pyetja: A duhet na me e deshte Kosoven, aq sa e dojne nacionalistet serbe?

Pergjegjesia eshte e jona, sepse jemi shumice. Harrojeni qe kemi me qene shtet unik, shtet stabil, i zhvilluar ekonomikisht, duke mos i pasur ne kujdes te vecante grupet e margjinalizuara.

Sigurisht qe serbet e Kosoves jane te instrumentalizuar ne menyre te tmerrshme nga Beogradi, nga mediat e atjeshme, nga politikanet e atjeshem. Ne duhet me jau deshmu qe nuk eshte ashtu.

Pra, e shoh me respekt viziten e Thacit te serbet lokale, pa marre parasysh se cfare shkruan ne dyert e shtepive te tyre, ne guret e varrezave te tyre etj.

Edhe privilegjet, edhe pergjegjesite, jane me te medha per shumicen. Demokracia ne nje vend matet jo sa kane te drejta shumica, por sa kane te drejta pakica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat