Gashi: Sot seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës

Aktuale

Gashi: Sot seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 10:10
Azem Syla

Tomë Gashi, avokat i ish-deputetit të PDK-së Azem Syla ka bërë me dije se sot do të vazhdojë  seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e klientit të tij dhe të  tjerëve.

“Dëshmitari i mbrojtur do të vazhdojë me telenovelën e tij të përgatitur nga kush e di se kush, mbrojtja do të ketë vërejtjet e saja dhe gjykata përsëri do t’i refuzojë këto vërejtje dhe prokurori përsëri do t’i bëjë pyetjet dëshmitarit të mbrojtur, të cilat përgjigjet ai ‘i dinë” paraprakisht me inteligjencën e tij të mbajtjes në mend të numrave për të cilat dhe Ainshtaini do ta kishte zili”

” Komandanti i shtabit të  përgjithshëm të UCK,dhe deputeti i në kuvendin e Kosovës a thua ka luftuar për këtë sistem të sundimit të ligjit ku atij i mohohet e drejta për drejtësi?!…”, ka shkruar Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat