Për “Luginën e Diellit” informohen ambasadorët e Quintit

Aktuale

Për “Luginën e Diellit” informohen ambasadorët e Quintit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 12:24
Pamje nga takimi me ambasadorët e Kuintit

Me iniciativën e Ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, sot në Prishtinë është mbajtur një takim me ambasadorët e Kuintit (Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca) për temën e kthimit dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Në takim u diskutua edhe për projektin “Lugina e Diellit”, raportojnë mediat serbe.

Me këtë rast, Jevtiq  tha se procesi i kthimit nuk është i lehtë dhe se në këtë rrugë ka  pengesa të shumta, nga problemi i pronës së uzurpuar, problemet e dokumenteve të identitetit, siguria dhe shumë të tjera.

Ai tha se është i shqetësuar se procesi i kthimit merr konotacion politik dhe rreth qëndrimit ndaj njerëzve që janë të ndryshëm ,nuk mund të jenë të barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat