Haradinaj në aksion – takime me deputetët e PDK-së për demarkacionin

Aktuale

Haradinaj në aksion – takime me deputetët e PDK-së për demarkacionin

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:15
Daut Haradinaj, Nait Hasani

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmesë llogarisë së tij në rrjetin social në Facebook ka njoftuar se është takuar me deputetin e PDK-së, Nait  Hasanin.

Në fotografinë e bashkangjitur shihen këta dy deputet duke pirë bashkë  kafe.

Ai në këtë postim ka thënë se po mundohet të bindë deputetët e PDK-së se demarkacioni me Malin e Zi dëmton territorin e Kosovës.

“Deputetët po binden përdit e më shumë se Demarkacioni me Malin e Zi e dëmton territorin e Kosovës. Një falënderim publik për Naitin dhe kolegët e tij për qëndrimin parimor. DH”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat