Rrëfimi i një dëshmitari për sulmin e armatosur në qendrën tregtare

Aktuale

Rrëfimi i një dëshmitari për sulmin e armatosur në qendrën tregtare

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 21:22
Foto nga vendi ngjarjes

Një dëshmitar, Janek Shmitd ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur brenda qendrës tregtare “Olimpia”, ku ndodhi sulmi që la të vdekur së paku tre persona në Mynih të Gjermanisë. Ai tha për mediat se ndodhej brenda qendrës tregtare me motrën, kur ndodhi sulmi.

“Befas pashë sesi të gjithë iknin duke vrapuar. Më pas, një shitës na tha që të largohemi sa më shpejt dhe ne ecëm me vrap për të ikur”, tha ai. Dëshmitari shtoi se kishte parë një burrë duke qarë, pasi ishte tmerruar prej faktit se vajza e tij kishte mbetur brenda në qendrën tregtare, kur kishte nisur sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat