Ymeri: Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht

Aktuale

Ymeri: Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 14:08
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të planifikojnë dhe të organizojnë aktivitete e rezistencës për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ai u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes që të kenë prioritet organizimin e aksioneve dhe protestave që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku tha se qeveritaret po mundohen të kthejnë çështjen e Demarkacionit në tryezat politike, por Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ndal çdo vendim të tillë.

Ymeri: Qeveritaret po provojnë ta kthejnë çështjen e Demarkacionit në tryeza politike

“Beteja të rëndësishme po na presin dhe është shumë rëndësishme të qëndrojmë pranë shumë njëri-tjetrit në muaj dhe vite që po vinë. Nuk duhet të lejomë që pozitat e dikujt në lëvizje të bëhen arsye për largimin e aktivisteve të tjerë....Ne nuk e duam pushtetin për vete, në pushtetin duam të ia japim qytetarëve, popullit, programit dhe ideve tona dhe aspiratave kombëtare... Qeveritarët tanë do ta provojnë ta rikthejnë në tryezat politike çështjen e Demarkacionit, por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo vendim të tillë që është katastrofë për tërsinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak. Tashmë kemi nisur të planifikojmë dhe të organizojmë aktivitete tona të rezistencës, prandaj shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që të keni prioritet organizimin e aksioneve, e protestave që do të nd ërmarr Lëvizja kundër Demarkacionit sepse së bashku nëse tregojmë të njëjtin vetë-sakrifikim kemi për të ndalur sërish me çdo kusht”, tha Ymeri.

Protestat masive dhe gatishmëria e tyre brenda dhe jashtë kuvendit, refuzimi i frikës përballë shtypjes policore, sipas Ymerit kanë qenë momente të vështira përballë pushtetit anti-popullor dhe despotiv.

Ymeri: Sa më e fort dhuna ndaj padrejtësisë, aq më e fort rezistenca 

“Protestat tonë masive, gatishmëria jonë për aksione brenda dhe jashtë kuvendit, madje edhe refuzimi i frikës përballë shtypjes policore në rrugë, kanë qenë momente të vështira përballë një pushteti që ka qenë në të gjitha kuptimet anti-popullor dhe despotiv. I kemi parë zyre tonë të thyera, deputetët të nxjerr zvarrë nga kuvendi dhe aktivistet tanë të privuar nga të drejtat tonë qytetarë dhe politike. Por sa më e fort dhuna ndaj padrejtësisë, aq më e fort rezistenca e së drejtës”, tha Ymeri.

Ymeri th se Lëvizja ka qenë në një proces të zgjedhjeve të brendshme që i  ka prekur të gjitha nivelet, ku janë zgjedhur strukturat me mbi 300 pika dhe me gjithsejtë 26 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se ky  proces ka prodhuar energji të reja për Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka  ofruar shumë njerëz të rinjë.

A i ka urojë Aida Dergutin në postin si kryetare e qendrës në Vushtrri, Besa Baftiun, si kryetare e qendrës në Gjilan, Albana Gashin, kryetare e qendrës në Fushë Kosovë, Shqipe Pantinën, kryetare e qendrës në Klinë, si dhe Lirije Latifit, kryetare e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat