Homazhe për viktimat e Munihut në Prishtinë

Aktuale

Homazhe për viktimat e Munihut në Prishtinë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 22:15
Foto nga homazhet në Prishtinë

Në këto momente po mbahen homazhe për viktimat nga Kosova të sulmit në Munih.

E premtja la të vdekur Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Dijamant të cilët u vranë në sulmin në qendrën tregtare “Olympia” në Munih të Gjermanisë.

Gjermano-Iraniani 18 vjeçar Ali Songoly ka vrarë së paku 9 persona dhe la të plagosur 27 të tjerë, ai pas sulmit, ku mbetën të vdekur vrau veten.

Familjarët e viktimave nga Kosova kanë njoftuar se të martën do t’i varrosin më të dashurit e tyre në Kosovë.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ndezur qirinj sot së bashku me anëtarë të familjes Zabërgja, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Familjes Zabërgja iu vra djali i tyre, Diamanti, së bashku me dy vajza tjera nga Kosova, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi

“Sonte në Prishtinë së bashku me familjen Zabërgja dhe shumë qytetarë të Kosovës dhe bashkatdhetarë duke kujtuar e nderuar Diamantin, Sabinën dhe Armelën”, ka shkruar Murati.

Image

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat