Sulmi i hijenave ndaj figurës së Rugovës!

Aktuale

Sulmi i hijenave ndaj figurës së Rugovës!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 korrik 2016 Në ora: 10:33
Mesiti i Thaçit, Bajram Hoti

Duke folur rreth dëmtimit të fotografisë së ish presidentit historikë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, nga holli i Kuvendit Arbër Gashi sekretar i Ballit Kombëtar ka thënë se kultura e puçit, shantazhit, nxitjes së vëllavrasjes dhe luftës së egër për pushtet, janë atribute që e shquajnë të majtën politike, veçanërisht në trojet shqiptare.

Ai ka thënë se rasti i fundit nuk është i rastësishëm, pasi me këtë aksion, eksponentët e saj po përpiqen të rikthejnë në skenë kohën e shkuar, në të cilën, nën emrin e LPK kanë zhvilluar aktivitet politik e propagandistik.

“Andaj, sulmi ndaj "Ibrahim Rugovës" nuk duhet ta befasoj askënd. Ky sulm nuk i bëhet të ashtuquajturit "Rugovizëm", sepse shikuar realisht, ky lloj "Rugovizmi" nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ibrahim Rugova ka qenë vazhdues i punës së Rilindësve kombëtar. Prandaj filozofia e tij politike nuk ka qenë e re, apo e shpikur prej tij”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, vetëm ata që manipulojnë me historinë, politikën dhe analizën politike ose që s'kanë fare lidhje me rrjedhën ligjike mund të pohojnë apo të "pjellin" Rugovizëm. “Dr. Ibrahim Rugova ka qenë shqiptar dhe njohës shumë i mirë i rrjedhës historike në shekullin e XX. Si i tillë, Dr. Rugova veproi në rrethana të jashtëzakonshme, i rrethuar jo vetëm nga pushtuesi serbomadh, por edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Nuk guxojmë të harrojmë, se kur doli Rugova në skenë, trojet shqiptare sundoheshin prej komunistëve, të cilët, me Serbinë kishin probleme ideologjike për shkak të ndarjes së serbëve nga Stalini, por jo asnjëherë probleme për shkak të shtypjes kombëtare të shqiptarëve”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe: Flet Bajram Hoti: Ja pse e hoqa fotografinë e Rugovës nga holli i Kuvendit

“Kryqëzohet” Bajram Hoti, drejtësia të reagojë

Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat