Rrëfimi prekës i vëllaut të Armela Segashit, viktimë e sulmit të Munihut

Aktuale

Rrëfimi prekës i vëllaut të Armela Segashit, viktimë e sulmit të Munihut

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:04
Armela Segashi, Arbnor Segashi

Ai ka thënë se kërkimi ka zgjatur për të rreth 12 orë, nga ora 18:00 pasdite deri në orën 6 të mëngjesit kur edhe kanë marrë lajmin tragjik.

Familjarët e Armela Segashit e cila ka humbur jetën në sulmin vetëvrasës në Munih të Gjermanisë kanë folur në Info Magazine.

Vëllau i Armelës, Arbnori ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se ka pasur të shtëna në Munih.

“Armela ka dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 pasdite ndërsa pak pas orës 18:00 kam kuptuar që ka të shtëna, gjë që më frikësoi. Jam munduar ta kontaktojë mirëpo nuk është lajmëruar në telefon, pastaj kam filluar të kërkoj”.

Ai ka thënë se kërkimi ka zgjatur për të rreth 12 orë, nga ora 18:00 pasdite deri në orën 6 të mëngjesit kur edhe kanë marrë lajmin tragjik.

“Në ora 6 në mëngjes ka ardhur lajmi tek prindërit për vdekjen e saj, fillimisht prindërit ishin në shtëpi me shpresë që do të kthehej prapë ndërsa unë isha nëpër spitale, stacione të Policisë duke kërkuar nëpër këto vende, nuk kam pasur konfirmim për vdekjen e saj”.

“Në 6 të mëngjesit kam qenë në stacionin e fundit të Policisë e edhe aty më kanë thënë që nuk ka vdekur, pastaj më ka lajmëruar babai më ka thirrë në shtëpi, kur edhe aty e kuptova qe ka vdekur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat