Berisha: Hashimi president i jeniçerëve, titistëve dhe livadhit pa gardh!

Aktuale

Berisha: Hashimi president i jeniçerëve, titistëve dhe livadhit pa gardh!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 korrik 2016 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar ashpër Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që sipas tij, nuk e ka penguar vizitën e ambasadorit rus, dje në Kosovë.

"Kosova një livadh në të cilin kullosin kush të mundet dhe i cili është i pa rrethuar me gardhë. Vizita e ambasadorit rusë Alexander Çepurin në Kosovë dhe deklaratat e tij tregon më së miri se deri ku është katandis shteti. Ndërsa presidenti i livadhit pa gardhë pa fije turpi folë për sukseset në bashkimin e teritoreve të vendit dhe heqjen e ndikimit sllavë në atë pjes të vendit", shkruan Berisha.

Ky është postimi i plotë i Deputetit Berisha

Kosova një livadh në të cilin kullosin kush të mundet dhe i cili është i pa rrethuar me gardhë. Vizita e ambasadorit rusë Alexander Çepurin në Kosovë dhe deklaratat e tij tregon më së miri se deri ku është katandis shteti. Ndërsa presidenti i livadhit pa gardhë pa fije turpi folë për sukseset në bashkimin e teritoreve të vendit dhe heqjen e ndikimit sllavë në atë pjes të vendit.

Vizita e ambasadorit rusë në atë pjes të vendit sdo mendë se është në vazhdën e projektit për coptimin e Kosovës që ka filluar të realizohet nga 25 korriku i vitit 2011 kur H.Thaqi dërgoi policin gjoja për te mar nën kontrollë pikat kufitare, ndërsa e vërteta ishte se ai me kët veprim krijoj me qëllim një realitet të ri që do të sjellë bisedimet me Serbin në Bruksel ku Serbia kthehet fuqishëm si faktor në Kosovë dhe fillon coptimi i vendit. Nëse sot heshtë, nesër mundë të jet von! Përballja me broçkullat e jeniçerve dhe titistëve që kan vërshuar në opinion ka dale si domosdoshmëri e kohës për mos me u pendu nesër kur të bëht von.

Me hezitu për me thën te vërtetën për një çështje të caktuar shkaku se nesër duhet me dalë me kërku votën është hipokrizi. E vërteta është e vërtet edhe atëher kur nuk i pëlqen dikujt, pak rëndësi ka vota në raport me mbrojtjen e të vërtetës. Mungesa e guximit për me u përballë me mortajën që heshturazi po depërton në vetëdijen dhe ndjenjën shqiptare si diçka e kohës dhe e ,,domosdoshme,, për mbijetes kolektive, paraqet një rrezik afatgjat drejtë ambicies legjitime për një shtet të bashkuar nacionalë.Kjo batic e huaj idologjike që po trumbetohet kohve të fundit duhet të ndalet në gjenezën e saj.

Çdo doktrin dhe ideologji tjetër përveq asja që na drejton drejt bashkimt kombëtar do të jet fatale. Logjika se dikush që nuk e vlerson presidentin apo kryeministrin e një vendi për arsye të bindjeve politike e kombtare nuk e do edhe shtetin është logjik primitive dhe mentalitet i infantilve politik. Liderët vijn e shkojn shteti dhe kombi është mbi të gjitha. Pas luftrave që shqiptarët bën jashtë Shqipris londineze në dekadat e fundit kam pas përshtypjen se vetëdija nacionale në shoqrin ton ka arrit kulminacionin. Mirpo jeniçerët si dikur titistët me logjikën e mercionarit heshturazi dhe pa ndonje buj të madhe kan depërtu thellë në shoqrin ton dhe kan dal në sken, ku po paraqesin rrezikun e radhës për qenjen shqiptare dhe traditat e saj kombëtare e fetare.

Rrjetet sociale me disa paqavura informative kan nxerrë në pahë një soj të njerzve me dukje majmuni që nuk kan asgjë të përbashkët me kulturën dhe traditën ton kombëtare dhe fetare të cilët kan huazur diqka që nuk është e jona dhe mundohen me çdo kushtë si misjon i tyre djallëzor ta imponojn në shoqrin ton. H.Thaqi e I.Mustafa kan përgjegjësi historike për jeniçerët e sotëm dhe titistët e djeshëm që po fuqizohen në realitetin e ri, ata për shkakë të votës dhe interesit të politikës ditore kan stimulu këtë soj të njerzve deri në institucione dhe të cilët po e rrezikojn shoqrin shqiptare dhe ambiciet evropiane të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat