Homazhe dhe kurora me lule pranë lapidarit të heroit Enver Zymeri

Aktuale

Homazhe dhe kurora me lule pranë lapidarit të heroit Enver Zymeri

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:41
Foto nga ngjarja

(E plotësuar) - Në pesë vjetorin e vrasjes së policit, tani hero i Kosovës Enver Zymberi, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë në një ceremoni përkujtimore ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni bënë homazhe dhe  vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit.

Hyseni dhe Maxhuni nuk u prononcuan për medie, por vazhduan të bëjnë homazhe edhe tek varri i policit të vrarë në fshatin Dubovc të Vushtrrisë ku pastaj do të bëjnë një vizitë tek familja Zymeri në Vushtrri.

Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë një operacionit të policisë për kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

Deri më tani askush nuk është dënuar për vrasjen e heroit, por janë akuzuar gjashtë serbë. Pas rënies polici Enver Zymeri është dekoruar me urdhrin hero i Kosovës nga ish presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa  një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e tij.

Vepra e tij është vlerësuar lartë, duke i cilësuar si momenti kyç në kthimin e integritetit territorial në gjithë territorin e Kosovës.

Image
Ministri Hyseni gjatë homazheve

Policia e Kosovës nderoi heroin Enver Zymeri

Policia e Kosovës sot ka organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të pestë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymberi.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat