Rruga e Kombit, MTI: Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro

Aktuale

Rruga e Kombit, MTI: Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:52
Rruga e Kombit

Tarifa për të gjitha automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi se tarifa që do të aplikohet vetëm për mjetet e e vogla është 4.16 euro pa përfshirë TVSH.

Shifra është llogaritur në bazë të kilometrave ku një kilometër rrugë do u kushtojë drejtuesve të mjeteve 3.63 cent. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar tarifa që do të paguajnë kamionët dhe autobusët, një vendim që pritet të merret në shtator.

Ministria e Transporteve ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për nivelin e tarifës duke deklaruar se është nën mesataren e rajonit.

Kompania turke Vendeka Bilgi e cila u shpall fituese vetëm pak ditë më parë  ka premtuar një investim kapital në shumën 50,6 milionë euro si  dhe një  investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro, rreth 110  milion euro me shumë se ofertuesi tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat