Pacolli: Jam lutur që në Mynih të mos ketë viktima shqiptare

Aktuale

Pacolli: Jam lutur që në Mynih të mos ketë viktima shqiptare

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:21
Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli duke folur për sulmin e fundit në Mynih ku mbetën të vdekur edhe tre kosovarë, ka thënë se është shumë e dhimbshme krejt ngjarja e për më tepër së kanë pësuar njerëz që janë të pafajshëm.

“Është shumë e dhimbshme ajo çfarë ka ndodhur e edhe më e dhimbshme që po u ndodh të rinjve që nuk janë fajtor për asgjë, tek njerëzit që punojnë ditë e natë për një ardhmëri më të mirë, ndodh te ata njerëz që shkojnë të takohen me botën e civilizuar e gjejnë tragjedinë aty”.

Ai ka thënë se ndan dhimbjen bashkë me qytetarët e Kosovës ashtu edhe me familjet e tashmë të ndjerëve, tha ai në Info Magazine.

“Duke e ditur që në Gjermani kemi shumë njerëz e të rinj shqiptarë jam frikësuar që në mesin e këtyre viktimave të jenë shqiptarë, madje edhe jam lutur që të mos ketë shqiptarë. Shpreh ngushëllime, dhe ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat