Blakaj: Gërmimet tek Rektorati vazhdojnë edhe nesër

Aktuale

Blakaj: Gërmimet tek Rektorati vazhdojnë edhe nesër

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:15
Pamje nga gërmimet

Prokurori Elez Blakaj ka thënë se gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, që nisën sot, skaj Rektoratit të Universitetit të Prishtinës do të vazhdojnë edhe të enjten.

Ditë më parë është gërmuar edhe në dy lokacione tjera në ambientet e kampusit universitar, por pa rezultate.

Ai ka thënë se sipas udhëresës ky është lokacioni i fundit ku do të gërmohet, ndërsa ka lutur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë, për ndonjë lokacion, që ato t’ia ofrojnë prokurorisë së shtetit, apo institucioneve tjera relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat