Televizioni shtetëror turk përshëndet protestat anti-Gylen në Preshevë e Kërçovë

Aktuale

Televizioni shtetëror turk përshëndet protestat anti-Gylen në Preshevë e Kërçovë

Nga: Fitim Dika Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:50
Foto nga protesta

Protestat në disa qytete shqiptare në mbështetje të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kundër organizatës të "strukturave paralele" FETO, që akuzohet për grushtin e shtetit në 15 korrik është pasqyruar gjërësisht në televizionin shtetëror turk, TRT.

“Në regjionin e Preshevës në Serbi, me shumicë shqiptare është protestuar kundër grushtit të shtetit nga FETÖ,” përcjell botasot.info. “Demonstruesit u mblodhën në Qendrën e Kulturës.” Më pas media turke ndalet te protesta e qytetit Kërçovë në Maqedoni, që gjithashtu kishte qëllim “paragjykimin e lëvizjes terroriste të  (FETÖ/PDY) dhe mbështetja e presidentit të zgjedhur nga populli Erdogan.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat