Loja e PDK –së, për të rrëzuar LDK –në, nga Qeveria!

Aktuale

Loja e PDK –së, për të rrëzuar LDK –në, nga Qeveria!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 28 korrik 2016 Në ora: 16:32
LDK, PDK

Partia Demokratike, duket qartë që do t’i japë fund koalicionit me LDK –në dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me emërimin e Hashim Thaçit, President, janë realizuar qëllimet e PDK –së, dhe në këtë mënyrë ata kanë futur në lojë strategjinë e radhës, e cila ka objekt, Demarkacionin. Pak kohë më parë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,pati reaguar ndaj deklaratave të atyre që vazhdojnë të pretendojnë, se Kosova po humb tokën e saj në kufi më Malin e Zi, ndërsa  ka siguruar miratimin  e marrëveshjes në fjalë, të paktën nga deputetët e LDK -së. Ndërkaq, nga ana tjetër del, Xhavit Haliti, një zyrtar i lartë i PDK –së, ka shuar të gjitha shpresat për ratifikimin e kësaj marrëvëshjeje, me arsyetimin se mazhoranca nuk ka i votat. Sipas burimeve të gazeta “Bota Sot”, qëllimi i PDK –së, është shkuarja në zgjedhje të parakohshme dhe më pas ratifikimi i marrëveshjes. Por, sipas kryeministrit Isa Mustafa, kundërshtarët e demarkacionit, të cilët herë thonë se Kosova i humbi 12,000 e herë 8,000 hektarë, duhet të tregojnë se kush ishte zotëruesi i këtyre hektarëve të humbur. “Sot e kësaj dite, asnjë qytetarë i Rugovës nuk e dëshmoi se një metër katrorë tokë e tij, e cila është administruar deri tani në Kosovë, ka kaluar në Mal të Zi. Asnjë kompani private as publike, asnjë agjension qeveritar dhe as Komuna e Pejës. Nëse nuk është zvogëluar Komuna e Pejës, dhe zyrtarët e kësaj komune thonë se ajo nuk është zvogëluar por i ka rreth 602.8 km katror, atëherë ku u gjetën këta hektarë të humbur. Kosova nuk ka edhe një komunë ndërmjet Pejës dhe kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, nëse siç pretendojnë disa gjeograf, është humbur një tokë e cila ka qenë as e Kosovës dhe as e Malit të Zi, atëherë edhe në këtë rast nuk mund të thuhet se është humbur tokë e Kosovë, por shansi për të marrë një tokë. Por po ashtu është një e pavërtetë e madhe se ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur tokë të askujt.  Qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend duhet ta dinë qartë se demarkacioni është një obligim yni para bashkësisë ndërkombëtare, obligim edhe për liberalizim të vizave”, ka thënë më herët Mustafa. Ndërsa,  nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, së fundmi ka thënë, se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas të njëjtit,  kjo marrëveshje nuk ratifikohet, dhe kështu do të ketë pasoja për vetë shtetin dhe politikanët, pasi mund të prishen marrëdhëniet me ndërkombëtarët. “Unë kam deklaruar edhe më herët. Unë nuk besoj që i kanë votat deri sot dhe është e vështirë të besoj dhe të pretendoj që i ka votat.

Nëse futet për tu votuar në parlament dhe nuk votohet do të ketë pasoja vet Kosova dhe të gjithë politikanët e Kosovës, të cilët kanë tërhequr zvarrë edhe bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk kam dëshirë që ne si parlament edhe si insitutcionet të zvarriteshim siç u zvarrit Shqipëria për 2 apo 3 vjet për Reformën në Drejtësi. Do të ketë pasoja vetë Kosova nëse ne i acarojmë marrëdhëniet me vet ndërkombëtarët dhe duhet ta keni parasysh që Mali i Zi është ftuar që të jetë anëtar i NATO’s dhe kur të bëhet anëtarë, kushdo që ngacmon Malin e Zi, ka ngacmuar edhe NATO-n”, ka  thënë Haliti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat