Haradinaj: Dënimin e pasaportave ta paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi

Aktuale

Haradinaj: Dënimin e pasaportave ta paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:51
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për skandalin e pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës”.

Haradinaj është shprehur se këto para do t’i duhet të paguajnë ministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe Bajram Rexhepi e jo qytetarët.

“Kjo është edhe një dënim që qeveritarët e padijshëm po i bëjnë qytetarëve të Kosovës. Skandali i pasaportave i nisur në Qeverinë e kaluar po jep dëme edhe në Qeverinë e sotme.

Këto para le t’i paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi dhe po ashtu milionerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të punësur aty pa kurrfarë kriteri pofesional, por në baza krejtësisht klanore dhe partiake”.

“Pse t’i paguajnë qytetarët? Kosova nuk duhet të paguajë më nga kjo strukturë skandaloze qeveritare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat