Turqi, lirohen 758 ushtarë nga 989 të arrestuar

Aktuale

Turqi, lirohen 758 ushtarë nga 989 të arrestuar

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:14
ilustrim

Prokuroria e Stambollit ka rimarrë në pyetje 989 ushtarë dhe studentë ushtarakë në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e FETÖ-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas rimarrjes në pyetje komisioni hetimor ka vendosur të tërheqë padinë për 758 ushtarë nga të arrestuarit. Ndërkohë kërkesa e hetuesve është marrë parasysh nga gjykata e cila e ka konsideruar atë si një veprim të matur duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend.

Nga ana tjetër masa e arrestit për 231 ushtarë të tjerë ende vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat