Anulohet 'Beer Fest', Komuna e Prishtinës revokon lejen

Aktuale

Anulohet 'Beer Fest', Komuna e Prishtinës revokon lejen

Nga: Gresa Bajraktari Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:19
Pamje nga festivali 'Beer Fest'

Pas ngjarjes së mbrëmshme që ka ndodhur në festivalin ‘Beer Fest’, ku janë dëgjuar të shtëna armësh dhe janë lënduar 50 persona si pasojë e panikut që është krijuar, duke shkelur e rrëzuar mbi njëri tjetrin, është marrë vendim që festivali të anulohet për dy netët e ardhshme.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të revokojë lejen për këtë festival, e këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Bota Sot.

Ky është postimi i Shpend Ahmetit:

Të nderuar qytetarë,

Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.

Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.

Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.

Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.

Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest per sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policine dhe drejtoritë përkatëse./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat