Myslimanët në kishë!

Aktuale

Myslimanët në kishë!

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 15:59
ilustrim

Do të ishte një gjë e madhe, sikur vetëm një në dhjetë nga 5 milionë myslimanët që jetojnë në Francë t’i përgjigjej apelit të Këshillit Francez për kultin mysliman e të dielën të shkonte në kishë, do të ishte e jashtëzakonshme.

“Aq shumë sa ç’jemi të mësuar me cinizmin dhe pesimizmin, na duket gati e vështirë ta besojmë një gjë të tillë”.

Gazeta italiane e lidhur me Vatikanin, “Avvenire” e pret me këtë reagim iniciativën e organizmit zyrtar të Islamit francez që i kërkoi besimtarëve të shprehin përmes këtij gjesti të rrallë solidaritet me katolikët e At Jacques Hamelin i vrarë të martën në  famullinë e tij.

Grupi me mjaft influencë franko-mysliman e cilësoi ekzekutimin e priftit 84 vjeçar një “akt burracak” dhe bëri thirrje për unitet mes komuniteteve myslimane e atyre të krishtera të vendit.

Për këtë arsye, xhamive në Francë i kërkoi të flasin gjatë lutjeve mbi rolin kyç që luan Islami në respektimin e feve të tjera, ndërsa besimtarëve myslimanë u kërkoi të vizitojnë kishat më të afërta, sidomos gjatë meshës së të dielës.

Lëvizja, sipas tij, synon t’iu tregojë vëllezërve myslimanë solidaritetin dhe dhembshurinë e myslimaneve të Francës pas tragjedisë së re që e tronditi atë në formën e sulmit ndaj një vendi kulti. Dy të rinjtë që sulmuan kishën në Rouen, ku morën peng disa vetë e i prenë fytin At Hamelit, ishin islamikë të radikalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat