Reagon ashpër LDK-ja ndaj Dardan Sejdiut: Ti dhe shefi yt e shndërruat Komunën në klub banditësh!

Aktuale

Reagon ashpër LDK-ja ndaj Dardan Sejdiut: Ti dhe shefi yt e shndërruat Komunën në klub banditësh!

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 16:54
LDK

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka reaguar ndaj shkrimit të nënkryetarit të Prishtinës, i cili njëherit është edhe nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiut, ku sipas këtij të fundit dorëheqja do të jetë shpëtimi i vetëm i kryeministrit Isa Mustafa.

LDK e fajëson Sejdiun për dështimin e Kosovës në UNESCO, duke vazhduar reagimin se Sejdiu dhe shefi i tij, Shpend Ahmeti, e kanë vetëm një qëllim “që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Ja reagimin i plote i LDK-së:

“Nënkryetari histerik i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, paska gjetur kohë që të merret me qeverisjen qendrore dhe demarkacionin.

Njeriu që organizonte turmat për të hedhur molotovë mbi policët dhe stacionin policorë në Prishtinë, tani, në vend që të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria, të mbyll gropat nëpër rrugët anekënd Prishtinës, të kujdeset për pastrimin e mbeturinave nëpër qytet, të vejë rregull në trafikun urban, e të bëjë ndonjë punë të hairit, i lejon vetes që të merret me politika nacionale.

Sejdiu dhe shefi i tij, të cilët janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve, objekteve private e publike dhe shtëpitë private e makinat familjare. Me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO ndërsa tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat