Mustafa: Lekaj më mirë të dal në gjah, e jo ta prish gjuhën!

Aktuale

Mustafa: Lekaj më mirë të dal në gjah, e jo ta prish gjuhën!

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 17:07
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, që të dalë dhe ti gjejë 8200 hektarë të humbur të territorit të Kosovës, për të cilët pretendon deputeti Lekaj.

Mustafa përmes Facebook-ut ka shkruar se Lekaj duhet t`i gjejë ku kanë humbur 8200 hektarë tokë, duke dal në gjah e jo “me e prishë gjuhën”.

“Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjete ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni përgjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime”, shkruan Mustafa.

Pal Lekaj  e ka cilësuar Mustafën si kryeministri më i paaftë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

 

?Lekaj-Mustafës: Tregtarë, ekspertët po i quan të sëmurë, si dikur studentët

Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Mustfa, duke thënë se nuk e dëshiron konsensusin parlamentar për t'i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit, pasi kështu dëshiron t'i turbullojë mendjet e qytetarëve.

Ja reagimi i plotë i Lekajt, dërguar mediave:

Cila do të jetë motoja jote jetësore kryeministër, për të mbuluar kurgjo-në tende për Kosovën. 
Profesionistë e ekspert nga të gjitha lemit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t'i i quan të "sëmurë", vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës...ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve. 
As sot sikur atëherë nuk po arrinë të shënosh "autogolin" e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti t'përshtatet si "tregtarë" që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte "ne jemi padrejtësia - ne jemi tradhtia". Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur. 
Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t'i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit. Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që t'a lëni si alibi për ngërç, e kështu për t'i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.
Kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat