Blerta Deliu-Kodra: Sulmi ndaj Kuvendit, tentim i hapur për destabilizim

Aktuale

Blerta Deliu-Kodra: Sulmi ndaj Kuvendit, tentim i hapur për destabilizim

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 01:32
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deliu-Kodra thotë se ky sulm është i drejtuar ndaj shtetit të Kosovës dhe me akte të tilla po tentohet të cenohet stabiliteti në vend.

“Shqetësues dhe shumë i rëndë sulmi me predhë antitank drejtuar Institucionit më të lartë të vendit! Sulme si ky janë sulme drejtuar shtetit të Kosovës, janë tentim i hapur për të destabilizuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të cenuar stabilitetin e vendit”, shkruan në Facebook, deputetja Blerta Deliu-Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat