Zyra e BE-së dënon sulmin në Kuvend: I papranueshëm

Aktuale

Zyra e BE-së dënon sulmin në Kuvend: I papranueshëm

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 13:10
Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e ka dënuar ashpër sulmin e së enjtes mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo zyrë që përfaqëson BE-në, e ka quajtur të papranueshëm këtë atak, dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë e ta zbardhin rastin e t’i sjellin fajtorët para drejtësisë.

“Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës. Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm. I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe për t’i sjellin ata para drejtësisë.”

Në orët e vona të së enjtes, dikush ka sulmuar me predhë ndërtesën e parlamentit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar ndërsa policia ende po e heton rastin dhe s’ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat