Gashi s’pajtohet me deklaratën e Kuvendit: Spekulative

Aktuale

Gashi s’pajtohet me deklaratën e Kuvendit: Spekulative

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 13:17
Arben Gashi

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka shprehur mospajtimin e tij me deklaratën siç u quajt “e përbashkët e përfaqësuesve të popullit”, që u lexua në Kuvend një ditë pas sulmit mbi ndërtesën e parlamentit, që ndodhi në orët e vona të së enjtes.

Gashi gjatë fjalimit të tij në seancën plenare, u deklarua se nuk do ta votojë atë deklaratë ku aludohet në mënyrë eksplicite se sulmi në Kuvend, erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve politike.

Ai tha se përderisa asnjë raport zyrtar nuk ka dhënë motivin e sulmit, nuk duhet të paragjykohet dhe t’i mbushet akti ndonjë partie politike.

“Pika e tretë e tekstit është eksplicite dhe aludon se partitë politike kanë marrë pjesë në sulmin që ndodhi mbrëmë. Përderisa nuk ka asnjë raport zyrtar, Kuvendi nuk guxon të aludojë se ngjarja e mbrëmshme ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve politike. Nuk ka indice se sulmi ishte një akt politik”.

Deklaratën e Përbashkët të Deputetëve të Kuvendit, në seancë e ka lexuar deputetja e PDK-së Blerta Deliu, mirëpo kjo nuk u pranua nga deputetët opozitarë dhe as nga disa deputetë të pozitës, si Vjosa Osmani e Melihate Tërmkolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat