Presidenti Thaçi takon Kerryn, Hollande dhe Renzi

Aktuale

Presidenti Thaçi takon Kerryn, Hollande dhe Renzi

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 6 gusht 2016 Në ora: 16:17
Hashim Thaçi, ka takuar sot Sekretarin amerikan, John Kerry

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, ka takuar krerë e personalitete botërore.

Thaçi në këtë rast ka takuar Sekretarin amerikan, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Postimi i plotë:

Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi. HTH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat