Haradinaj: Të jemi të bashkuar për votën ‘Jo’

Aktuale

Haradinaj: Të jemi të bashkuar për votën ‘Jo’

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 19:01
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë “Jo” për versionin për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u është drejtuar përmes një video-mesazhi të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar prej tyre që të votojnë “Jo” për versionin për demarkacionin me Malin e Zi.

“Vota ‘Jo’ për versionin për demarkacionin me Malin e Zi e forcon pozitën e Kosovës, e kthen besimin e qytetarëve në sistemin politik dhe e kthen respektin e fqinjve dhe partnerëve tanë për Kosovën”, thotë haradinaj në këtë video-mesazh.

“Të jemi të bashkuar për votën ‘Jo’”, përfundon adresimi i tij përmes “Facebook”-ut drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me paralajmërimet se Marrëveshja për Demarkacionin do të nxirret gjatë kësaj jave për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat