Ramadani: Kërkova ndihmë nga shefi i shefave për vëllezërit e mi, por ja si mu përgjigj ai!

Aktuale

Ramadani: Kërkova ndihmë nga shefi i shefave për vëllezërit e mi, por ja si mu përgjigj ai!

Nga: P.Rudi Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:49
Majtas, Adem Grabovci, Djathtas, Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Ramadani, të dënuar në rastin “Kiqina”, përmes një statusi në facebook ka rrëfyer një ngjarje, ku ai ka kërkuar ndihmë nga shefi i shefave (duke ju referuar Adem Grabovcit) për rastin e vëllezërve të tij.

Sipas Ramadanit, shefi i shefave, siç i referohet ai i kishte thënë  se nëse nuk është kundër jush Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, unë e rikthej rastin tek Fejzullah Hasani.

“Hasani ne restaurantin Tifanny me pati premtuar se nese mungojne provat atehere ajo eshte shkelje ligjore ne rastin e pare do ta kthejme rastin ne rigjykim se kete çfarë thuani ju(unë) jane shkelje shum te renda,dhe se duhet patjeter te rikthehet ai rast,ndersa unë per t'u siguruar më mire qe rasti te rikthehet ne gjykim,dhe te ndikoj tek njeriu i tyre,Enver Hasani pata kerkuar edhe ndihmen e Shefit te Shefave,mirepo rasti ishte hedhur si i papranueshum pas një kohe shum te gjatë. Shefi i shefave ne vitin 2015 me pate thene pastaj ne nje restaurant ne Milloshevë te Vushtrrisë se nese nuk eshte kunder jush Hashim Thaçi ose Kadri Veseli,unë e rikthej rastin tek Fejzullah Hasani”, shkruan Ramadani.

Ja postimi i tij i plotë:

Hajredin Kuçi në vitin 2008,pas lirimit te te akuzuarit kryesor ne Rastin Kiçina, Skender Halilajt dhe te tjereve ne takimin qe patëm me të (Kuçin), ne prani dhe te disa nga te liruarve,ku isha edhe unë prezent tha:Se kemi shtet,ne vendosim se kush duhet te lirohet e kush te jetë ne burg,dhe se do t'i lirojmë edhe të tjeret,mirepo pas disa javëve u denuan 4 persona padrejtesisht pa patur as edhe një provë të vetme. Kurse Shefin e shefave e pata lutur per Gjykatë Kushtetuese,ku Enver Hasani ishte ne krye te sa,dhe i zgjedhur nga ta,pra Klani PRONTO ,qe t'i shikoj shkeljet e shumta qe ishin ne Rastin Kiçina dhe mundesisht rasti te kthehet ne rigjykim. Mirepo z.Hasani ne restaurantin Tifanny me pati premtuar se nese mungojne provat atehere ajo eshte shkelje ligjore ne rastin e pare do ta kthejme rastin ne rigjykim se kete çfarë thuani ju(unë) jane shkelje shum te renda,dhe se duhet patjeter te rikthehet ai rast,ndersa unë per t'u siguruar më mire qe rasti te rikthehet ne gjykim,dhe te ndikoj tek njeriu i tyre,Enver Hasani pata kerkuar edhe ndihmen e Shefit te Shefave,mirepo rasti ishte hedhur si i papranueshum pas një kohe shum te gjatë. Shefi i shefave ne vitin 2015 me pate thene pastaj ne nje restaurant ne Milloshevë te Vushtrrisë se nese nuk eshte kunder jush Hashim Thaçi ose Kadri Veseli,unë e rikthej rastin tek Fejzullah Hasani. Prezent me ne aty ishte edhe I.Q,ku ne kerkonim nga ai vetem te kthehet besimi ne drejtesine tone,dhe djemte te jetojne lirinë e mohuar. 
Kto pergjime po tregojne se kush ka vendos per te keqijat qe kane ndodhur në Kosovë pa perjashtim duke perfshire edhe Rastin Ramadani e Kiçina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat