Mustafa: Fitorja e Majlindës dhuratë për Kosovën

Aktuale

Mustafa: Fitorja e Majlindës dhuratë për Kosovën

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:43
Pamje nga konferenca

Majlinda Kelmendi,  fituesja e medaljes së artë në Rio 2016, ka arritur sot në Kosovë, me ç’rast është pritur edhe nga kryeministri Isa Mustafa.

Në një konferencë për shtyp, Mustafa cilësoi këtë fitore si arritjen më të madhe të sportit të Kosovës.

“Kemi kënaqësi të veçantë që të presim Majlinda Kelmendin, fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016”.

“Ky është një sukses shumë i madh për sportin e Kosovës, është një dëshmi e një pune të madhe dhe një sakrifice si të Majlindës po ashtu edhe të trajnerit.”

Për fund Mustafa falënderoi Majlindën dhe ekipin. “I falënderoj për këtë dhuratë që i kanë dhënë Kosovës, pavarësisë se saj dhe identitetit të saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat