Mustafa: Qytetarët duan suksese, jo sherre e debate

Aktuale

Mustafa: Qytetarët duan suksese, jo sherre e debate

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 gusht 2016 Në ora: 13:34
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e zhvilluar këto ditë e fundit duke filluar nga medalja e artë e Majlinda Kelemndit deri tek bisedimet në Bruksel për Kodin telefonik të Kosovës.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se Kosovën e nderon me vizitë burrështetasi i lartë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe se këto lajme të mira duhet ti përjetojmë të gjithë ne.

“Të dashur miq, 
Majlinda Kelmendi, dje, solli në Kosovën tonë Medaljen e parë dhe të Artë Olimpike. Ajo solli gëzim në secilën familje. Mënyra se si u prit Majlinda në Aeroport dhe në rrugët e Prishtinës dhe të qytetit të saj të lindjes, Pejës është tregues çka duan qytetarët. Ata duan suksese. Nuk duan sherre e debate të panevojshme.
Në ditën e djeshme filloi zbatimi i strategjisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Majlinda dhe Ura e Ibrit e përmbyllen mirë një javë të gjatë e mot të paqendrueshëm vere. 
Këtë javë e nisëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për ofrimin e mbështetjes në rekrutimin e pozitave të larta.
Marrëveshja do të na mundësojë të vendosim standarde të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe insitucioneve të tjera.
Nga Brukseli presim lajme për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet ndërkombëtar telefonik. 
Kosovën e nderon me vizitë burrështetasi i lartë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. 
Këto lajme të mira duhet ti përjetojmë të gjithë ne!”, ka shkruar Mustafa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat