Biden ka bërë shumë për paqen në Kosovë

Aktuale

Biden ka bërë shumë për paqen në Kosovë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 21:16
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë e ka konsideruar si një ngjarje e jashtëzakonshme sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Vizita e Zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan!
E kosniderojmë një nder të madh që i bëhet Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat