Joe Biden nuk e harron Ibrahim Rugovën

Aktuale

Joe Biden nuk e harron Ibrahim Rugovën

Nga: H.O. Më: 17 gusht 2016 Në ora: 13:09
Zv.Presidenti Amerikan Joe Biden

Zv.Presidenti Amerikan Joe Biden, në konferencën e tij në hollin e Kuvendit të Kosovës e ka përmendur edhe Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Ai gjatë kësaj konference ka thënë se nuk e harron asnjëherë Presidentin historik Ibrahim Rugova, madje që vetë Kosova i lidhet me emrin e tij.

Këto fjalë Biden i ka thënë në fillim të fjalimit në konferencën me Presidentin aktual, Hashim Thaci./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat